Trump kundër shantazhit iranian në Ngushticën e Hormuzit

Trump për deklaratat e Iranit lidhur me Ngushticën e Hormuzit: Nuk do të lejojmë të na shantazhojnë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar ndaj tensioneve të fundit rreth Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar se Irani nuk mund ta përdorë këtë korridor strategjik detar si mjet shantazhi.

“Po zhvillohen bisedime shumë të mira me Iranin. Udhëheqësit iranianë duan të mbyllin Hormuzin. Nuk do t’i lejojmë ata të na shantazhojnë me Hormuzin. SHBA-të po mbajnë një qëndrim të ashpër,” ka deklaruar Trump.

Ai ka shtuar se, pavarësisht tensioneve, kontaktet diplomatike vijojnë, duke e përshkruar Iranin si një palë që po sillet “pak i lezetshëm, siç ka bërë për 47 vjet”.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet si një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë, pasi një pjesë e konsiderueshme e furnizimit global me naftë kalon përmes saj. Çdo bllokim i mundshëm i saj rrit ndjeshëm tensionet ndërkombëtare dhe rrezikon stabilitetin e tregjeve energjetike.

Scroll to Top