Iran: Hapësira ajrore rihapet, SHBA kërkon largim urgjent

Rihapet pjesërisht hapësira ajrore në Iran, SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni menjëherë nga vendi!

Qeveria amerikane u ka kërkuar të gjithë qytetarëve të saj të cilët ndodhen në Iran të “largohen menjëherë”, pasi hapësira ajrore e vendit u rihap pjesërisht dje. Gjithashtu, është lëshuar një paralajmërim se Teherani mund t’i pengojë ata të largohen ose t’u vendosë një “tarifë daljeje” nëse vendos t’u lejojë të ikin.

Çdo shtetas iranian-amerikan me shtetësi të dyfishtë u është kërkuar të largohet duke përdorur pasaportën e tij iraniane.

Një njoftim zyrtar nga @TravelGov thekson: “As of April 21, Iran’s airspace has partially reopened. U.S. citizens should leave Iran now, monitor local media for updates, and consult with commercial carriers for additional information on flights out of Iran. Americans seeking to depart Iran may also depart by land to…”

Scroll to Top