Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, zbardhen emrat e të arrestuarve
Në kuadër të një operacioni për goditjen e një grupi kriminal që trafikonte dhe shiste drogë, kryesisht pranë shkollave në kryeqytet, janë zbardhur emrat e personave të arrestuar.
Sipas raportimit të gazetares Xhensila Kodra, janë arrestuar:
- Arsen Shahollari
- Ilir Baruti
- Visar Alla
- Xhemal Gjoka (Boja)
- Jurgent Ibrahimi
- Ermond Osmani
- Aljon Çezma
- Abdulla Gega
- Klevin Nika
- Albi Çela
- Saimir Duraj
- Edison Mera
- Eris Hoxha
- Emra Idrizi
- Glerjan Hoxhalli
Operacioni policor i koduar “Final”, i cili u finalizua pas tre muajsh hetime, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Gjatë aksionit u goditën disa grupe të përfshira në shitjen e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.
Janë identifikuar 36 shtetas të përfshirë në këto veprimtari kriminale. Mbi 15 prej tyre është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Vijon puna për kapjen e 16 personave të tjerë të shpallur në kërkim, ndërsa 5 shtetas ishin arrestuar gjatë periudhës hetimore.
Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të konsiderueshme droge dhe sende të tjera të kundërligjshme:
- 60 kg e 300 gramë Cannabis Sativa
- 2 kg e 50 gramë Kokainë
- 4 armë (1 pistoletë dhe 3 armë gjahu)
- 121,000 euro
- 60 milionë lekë
- 5,000 paundë
- Celularë dhe peshore elektronike
- 3 automjete
Detajet e operacionit dhe emrat e 15 personave të arrestuar, me moshën përkatëse, janë:
- A. Sh., 31 vjeç
- I. B., 66 vjeç
- V. A., 29 vjeç
- Xh. Gj. (B)., 26 vjeç
- J. I., 28 vjeç
- E. O., 47 vjeç
- A. Ç., 42 vjeç
- A. G., 41 vjeç
- K. N., 26 vjeç
- A. C., 21 vjeç
- S. D., 32 vjeç
- E. M., 29 vjeç
- E. H., 25 vjeç
- E. I., 30 vjeç
- G. H., 37 vjeç
Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar shtetasit A. M., E. K., A. K., E. M. dhe I. C. Puna vijon për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
