Shitësit e drogës nuk e fituan betejën me drejtësinë; 14 persona u lanë në burg, një në arrest shtëpie
Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 14 nga 15 personat e arrestuar, të cilët dyshohet se ishin pjesë e një grupi të organizuar për shitjen e lëndëve narkotike. Vetëm Ilir Baruti, për shkak të moshës së avancuar dhe problemeve shëndetësore, u lirua nga qelia dhe u vendos në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Personat që do të vuajnë masën e “arrestit me burg” janë:
- Arsen Shahollari
- Visar Alla
- Xhemal Gjoka (Boja)
- Jurgent Ibrahimi
- Ermond Osmani
- Aljon Çezma
- Abdulla Gega
- Klevin Nika
- Albi Çela
- Saimir Duraj
- Edison Mera
- Eris Hoxha
- Emra Idrizi
- Glerjan Hoxhalli
Edhe pse mbrojtësit e tyre kërkuan zbutjen e masave të sigurisë, kërkesa nuk u mor parasysh nga gjykata. Shumica e të arrestuarve u kapën në flagrancë, teksa posedonin sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.
Ky operacion, i cili synonte goditjen e rrjeteve të shitjes së drogës në disa zona të Tiranës, u zhvillua nga policia me urdhër të prokurorisë së kryeqytetit.
Në total, gjykata penale miratoi 31 masa sigurie, por vetëm 15 prej tyre u ekzekutuan. Për 16 persona të tjerë, vijojnë kërkimet nga ana e policisë.
Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, si dhe sende të tjera të kundërligjshme:
- 60.3 kg Cannabis Sativa
- 2.05 kg Kokainë
- 4 armë (1 pistoletë dhe 3 armë gjahu)
- 121,000 euro
- 60 milionë lekë
- 5,000 paundë
- Celularë dhe sende të tjera
