Juventusi synon lojtarin e Milanit, Spaleti i interesuar

Juventusi synon një lojtar të Milanit, Spaleti rikthehet te dëshira e “Zonjës” nga vera e kaluar

Ardon Jashari është në radarët e Juventusit, sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”. Trajneri Spaleti kërkon të afrojë një mesfushor me cilësitë e lojtarit zviceran, ndërsa merkato e verës po afron.

Jashari nuk ka arritur të bindë te Milani, ku dëmtimet kanë ndikuar gjithashtu negativisht në paraqitjet e tij. Largimi i tij nga klubi kuqezi do të sillte një kosto të konsiderueshme, pasi Milani shpenzoi rreth 35 milionë euro për ta transferuar në verë. Nën drejtimin e Alegrit, ai numëron vetëm 13 paraqitje.

Do të jetë interesante të shihet nëse Juventusi do të arrijë një marrëveshje për ta përfshirë lojtarin në ekip. Kontrata e 23-vjeçarit skadon në vitin 2030. Mesfushori me origjinë shqiptare kërkon gjithashtu më shumë minuta në Seria A.

Duhet theksuar se Juventusi kishte shprehur interes edhe në verën e kaluar, kur Igli Tare ia doli të bindte lojtarin. (PANORAMASPORT.AL)

Scroll to Top