Osimen vlen 100 milionë, Real Madridi dhe Barcelona në garë për sulmuesin nigerian
Mitat Halis, një agjent i njohur i FIFA-s dhe partner i agjencisë së përfaqësimit me të cilën Osimen ishte i lidhur gjatë kohës së tij te Volfsburgu, deklaroi se kalimi i yllit nigerian te Real Madridi është shumë “realist”. Barcelona gjithashtu përbën një opsion për nigerianin, me qëllimin që ai të mund të zëvendësojë Lewandowski.
“Nënshkrimi i Osimen është shumë realist. Madje vlera e tij do të kalonte 100 milionë euro. Nënshkrimi i tij mund të jetë midis Real Madridit dhe Barcelonës. Njëri klub ka hequr dorë nga Lewandowski. Tjetri nuk ka një qendërsulmues të mirëfilltë. Real Madridi nuk ka pasur një qendërsulmues që nga epoka e Karim Benzemës. Ata janë të detyruar të vendosin Mbappé ose Vinícius si sulmues. Nëse nënshkruajnë Osimen, Mbappé dhe Vinícius do të luajnë në pozicionet e tyre natyrale, si anësorë dhe do të jenë më efektivë. Victor Osimen do të ishte një lojtar shumë funksional për Real Madridin,” tha Mitat Halis.
