VIDEO/ Atmosferë elektrizuese! Ish-sulmuesi i Elbasanit, Amarildo Gjoni, shënon dopietë ndaj Visla Krakovës dhe feston me shqiponjë
Amarildo Gjoni, ish-sulmues i Elbasanit, po kalon një periudhë shumë të suksesshme te skuadra e Puszczas në Ligën e Parë të Polonisë. 26-vjeçari është shndërruar në një “bomber” të vërtetë, duke shënuar 6 herë në 10 ndeshje.
Gjoni spikati mbrëmjen e sotme, në një atmosferë të jashtëzakonshme, duke realizuar dy gola në ndeshjen kundër Visla Krakovës, skuadër ku luan Ardith Nikaj. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën 45+3 me anë të Duartes. Gjoni barazoi rezultatin në minutën e 58-të. Pas golit të Sançez për 2-1, Gjoni shënoi sërish për 2-2, duke heshtur kështu një stadium të mbushur plot.
Ardith Nikaj, ish-sulmues i Skënderbeut, e ndoqi ndeshjen nga stoli.
