SHBA-të ngrinin qindra milionë dollarë në kriptovaluta në pronësi të Iranit, Bessent: Do godasim linjat financiare të regjimit
Thesari i Shteteve të Bashkuara ka deklaruar se po zgjeron atë që Amerika e quan Operacioni “Economic Fury” kundër Iranit. Scott Bessent, sekretar i Thesarit gjatë presidencës së Donald Trump, ka njoftuar masa të reja që synojnë ekonominë iraniane.
Ai u shpreh se SHBA-të do të “vazhdojnë të degradojnë sistematikisht aftësinë e Teherani për të gjeneruar, lëvizur dhe riatdhesuar fonde”.
Masa e re kryesore duket të jetë sanksionimi i një numri portofolesh kriptomonedhash me lidhje me Iranin, për të cilat Thesari thotë se do të ngrijnë 344 milionë dollarë në kriptovaluta.
“Ne do të ndjekim paratë që Teherani po përpiqet me dëshpërim të nxjerrë jashtë vendit dhe do të synojmë të gjitha linjat financiare të lidhura me regjimin”, shtoi Bessent.
