Një vit më parë kërkoi transferimin e tij në skuadër, a do të marrë Kristjan Asllani një tjetër shans në Turqi?
Kristjan Asllani është zyrtarisht sërish futbollist i Interit, pasi Beshiktashi nuk ushtroi të drejtën e blerjes së kartonit të tij nga zikaltrit, pas huazimit të tij që nga janari. Megjithatë, situata mund të ndryshojë sërish për shkak të zhvillimeve të fundit.
Klubi turk ka arritur marrëveshje me trajnerin Vincenzo Italiano, i cili i dha lamtumirën Bolonjës pak ditë më parë. Ai ka udhëtuar sot drejt Turqisë dhe pritet të firmosë me klubin e Stambollit.
Ky zhvillim përbën një mundësi të mirë për Asllanin, pasi trajneri e ka vlerësuar futbollistin edhe më parë. Në të kaluarën, Italiano ka kërkuar shërbimet e tij si te Fiorentina, ashtu edhe në sezonin e fundit te Bolonja, ku ai ka provuar disa herë të sigurojë firmën e mesfushorit të Kombëtares shqiptare.
Transferimi i tij te Beshiktashi mund t’i hapë rrugë një etape të dytë për Asllanin në klubin turk, ku ai vetë është shprehur se është ambientuar mjaft mirë.
