Sulme Houthi në Lindjen e Mesme: Rrezik për Naftën dhe Tregtinë

VIDEO/ Konflikti në Lindjen e Mesme shtrihet në brigjet e Detit të Kuq, grupi Houthi sulmon objektet e naftës me dronë dhe raketa

Rebelët Houthi kanë sulmuar me dronë dhe raketa objektet e naftës të kompanisë Saudi Aramco në rajonet Jizan dhe Yanbu, pranë Detit të Kuq. Konflikti midis rebelëve Houthi dhe Arabisë Saudite ka rifilluar pas një armëpushimi katërvjeçar dhe po shtrihet tani edhe në bregdetin e Detit të Kuq.

Më herët, grupi Houthi kishte kërcënuar se do të përshkallëzonte sulmet në ditët në vijim dhe njoftoi synimin e tyre për të ndërprerë trafikun detar në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit për anijet me interesa saudite, izraelite dhe amerikane.

Situata po krijon pasiguri në rajon, duke ndikuar në tregtinë globale të hidrokarbureve dhe duke shkaktuar një rritje të përkohshme të çmimit të naftës mbi 100 dollarë.

BREAKING! Kompleksi Aramco, gjiganti shtetëror i naftës i Arabisë Saudite, në Jazan raportohet se është përfshirë nga flakët pas një sulmi me pesë raketa, siç dyshohet, nga rebelët Houthi.

Scroll to Top