Flakët përfshijnë edhe Turqinë, zjarr i madh pyjor në Antalia! Në aksion avionë, helikopterë dhe mbi 130 zjarrfikës
Turqia po përballet me një tjetër vatër të madhe zjarri, kësaj radhe në zonën e Kas, në provincën e Antalias, ku autoritetet kanë angazhuar forca të shumta për të vënë flakët nën kontroll.
Sipas mediave turke, operacioni i shuarjes po zhvillohet si nga ajri ashtu edhe nga toka. Në ndërhyrje janë përfshirë:
- 6 helikopterë
- 3 avionë zjarrfikës
- 14 autobote me ujë
- 5 mjete furnizimi me ujë
- 2 automjete të reagimit të shpejtë
- 135 efektivë të shërbimit pyjor
Flakët po favorizohen nga era e fortë, duke vështirësuar punën e ekipeve në terren. Autoritetet vijojnë përpjekjet intensive për të izoluar dhe shuar zjarrin, ndërsa deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme në banesa.
