Video/ Mbarojnë “pushimet”! Rama mbledh ministrat në Pogradec, ja ku do zhvillohet takimi
Publikuar më 21.08.2026 nga Shek
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje me kabinetin qeveritar, menjëherë pas përfundimit të pushimeve të verës dhe para rikthimit të aktivitetit politik.
Takimi do të mbahet në Pogradec, në një nga vilat e bllokut qeveritar, në qytetin bregdetar. Pritet që mbledhja të zhvillohet në formatin “retreat”, ku ministrat do të raportojnë për punën dhe arritjet e tyre deri më tani.
Gjatë mbledhjes, nuk përjashtohet mundësia e njoftimit të ndryshimeve në kabinet, si një përpjekje e kryeministrit për të rifreskuar qeverinë.
