Aksident në Shkodër: Automjeti përplas këmbësorin, i dëmtuari transportohet në spital
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55 në rrugën “Pogej”.
I dëmtuari, shtetasi me iniciale M.Z., 50 vjeç, është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Forcat e policisë njoftojnë se, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e motomjetit dhe kapjen e drejtuesit të tij.
