Argjentina me Mesin fiton 3-0 kundër Islandës, “Pleshti” kthehet

VIDEO/ Argjentina me Mesin rikthehet e frikshme, “Pleshti” kthehet në fushë pas dëmtimit dhe tund menjëherë rrjetën

Argjentina ka përmbyllur përgatitjet për Botërorin me një fitore bindëse 3-0 kundër Islandës, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Alabama. Stadiumi, me 88 mijë tifozë të pranishëm, kërkonte me çdo kusht të shihnin në fushë Lionel Mesin. Megjithatë, tifozët u desh të prisnin deri në 20 minutat e fundit të takimit për ta parë atë në veprim. Ylli argjentinas, i cili kishte qenë pushim për dy javë për shkak të një dëmtimi, u aktivizua vetëm në mbyllje të sfidës, duke lënë sërish gjurmën e tij si gjithmonë.

Argjentina kishte kaluar në avantazh falë Barkos që në minutën e 8-të të takimit. Por, për të dyfishuar shifrat, u desh të pritej minuta e 72-të. Me Mesin tashmë në fushë, ekipi fitoi një penallti, të cilën numri 10 e transformoi në gol me saktësi. Më pas, ishte Almada ai që vulosi suksesin 3-0, pas një aksioni ku protagonisti ishte sërish Mesi. Kjo ndeshje bëri të qartë se me kapitenin e tij në fushë, ekipi i Scalonit mund të jetë përsëri një rrezik për të gjithë kundërshtarët në Botëror.

Goli i Barkos

Goli i Mesit

Goli i Almada

PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top