Vedat Muriqi te Fenerbahçe: Akord, shifra dhe statistika

Arrihet akordi, Vedat Muriqi largohet nga Majorka dhe do të vazhdojë karrierë te Fenerbahçe

Vedat Muriqi do të kthehet në Turqi. Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, sulmuesi ka arritur marrëveshjen për t’ju ribashkuar Fenerbahçes pas 6 vitesh.

Akordi është arritur për shifrën e 15 milionë eurove, ndërkohë që Majorka e konsideronte Muriqin si një objektiv për presidentin e ri.

Kështu, Muriqi do ta mbyllë kapitullin e tij në Spanjë, duke u larguar si një legjendë. Ai ka shënuar 58 gola në 155 paraqitje me Majorkën.

Scroll to Top