Rama në Athinë: Miqësi dhe zgjidhje çështjesh me Micotakis

Athinë/ Rama kërkon ndjesë për paraqitjen, Micotakis: Na pëlqen stili yt!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur nga homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis, në Pallatin Maximus. Në një video të publikuar nga mediat greke, dy kryeministrat kanë shkëmbyer komente miqësore, duke theksuar gatishmërinë për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve. Rama ka shprehur se nuk e kishte ditur që do të kishte një pritje kaq “zyrtare” në Pallatin Maximus.

“Çfarë i duhet lënë të shkuarës, t’ia lëmë të shkuarës,” ka thënë Rama. Ai gjithashtu ka shtuar se “shpreson” që mediat greke të mos e perceptojnë veshjen e tij të zakonshme “ndryshe”, por si “mungesë informacioni të mirë rreth protokollit”.

“Është një nder për mua të jem këtu, dhe kërkoj ndjesë që nuk u vesh aq zyrtarisht sa ju, sepse nuk e prisja një pritje të tillë. Kështu që shpresoj që mediat greke të mos e trajtojnë ndryshe, përveçse si mungesë informacioni nga ana e protokollit tim.”

Nga ana e tij, Kyriakos Mitsotakis, është përgjigjur: “Ne e pranojmë që ju jeni gjithmonë shumë inovativ në mënyrën se si visheni dhe kjo na pëlqen.”

Scroll to Top