Skandali Gjyqtarëve Itali: Drejtuesi i Interit në Hetim

Skandali i gjyqtarëve në Itali: Zbulohet emri i drejtuesit të Interit që komunikonte me gjyqtarin Roki

Hetimi i Prokurorisë së Milanos ndaj gjyqtarëve po përballet me një situatë komplekse, duke përfshirë përgjime, dëshmi dhe hipoteza ende të paverifikuara. Një nga zbulimet më të fundit lidhet me një bisedë të ish-gjyqtarit Xhanluka Roki, e cila daton më 2 prill 2025, ku shfaqet emri i një drejtuesi të Interit që mban marrëdhënie me arbitrat.

Bëhet fjalë për Xhiorxhio Skenone, i cili në atë kohë shërbente si menaxheri i arbitrave pranë klubit zikaltër, duke ruajtur kontaktet me ta ndeshje pas ndeshje. Siç raporton media italiane “La Repubblica”, në këtë komunikim, ish-arbitri Roki kishte shpjeguar se cilat vendime të gjyqtarëve do të ishin apo nuk do të ishin vlerësuar pozitivisht nga klubi zikaltër.

Ende nuk është e qartë nëse kjo bisedë është zhvilluar drejtpërdrejtë apo nëpërmjet telefonit.

Scroll to Top