VIDEO/ Një incident i rrallë në Rumani! Reshjet e shiut dëmtojnë fushën, futbollistët shtyjnë ambulancën e bllokuar
Një episod i pazakontë ka ndodhur dje në ndeshjen mes Voluntarit dhe Bihorit, në kategorinë e dytë të futbollit në Rumani. Para përfundimit të sfidës, një lojtar u dëmtua dhe ambulanca hyri menjëherë në fushë për të ofruar ndihmën e parë.
Për shkak se reshjet e dendura të shiut e kishin dëmtuar fushën, ajo mbeti e bllokuar në baltë. Për t’i ardhur në ndihmë ambulancës, futbollistët e të dyja ekipeve u detyruan të bashkojnë forcat për ta shtyrë dhe nxjerrë nga fusha.
Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale.
An ambulance enters the pitch during heavy rain in Romania — Troll Football (@TrollFootball)
