Tensionet me Iranin: Rutte nga Samiti i NATO-s në Ankara: Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur, Teherani nuk duhet të ketë armë bërthamore!
Ndërsa liderët e NATO-s janë mbledhur në Ankara për Samitin e vitit 2026, kriza në Lindjen e Mesme dhe përplasjet e fundit ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë marrë vëmendjen kryesore.
Në një deklaratë të fortë për mediat para fillimit të seancës kryesore, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, rikonfirmoi qëndrimin e prerë të aleatëve kundër ambicieve bërthamore të Teherani dhe bëri thirrje për garantimin e lirisë së lundrimit në pikën më strategjike të transportit të naftës në botë.
Rutte sqaroi pozicionin e aleancës përballë zhvillimeve të fundit, duke nënvizuar se, ndonëse rajoni i Gjirit ndodhet jashtë kufijve gjeografikë të mbrojtjes kolektive të NATO-s, qëndrimi politik i 32 vendeve anëtare mbetet unik dhe i palëkundur.
“Irani është jashtë territorit të NATO-s… Irani nuk duhet të ketë kapacitet bërthamor. Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur dhe NATO gjithmonë ka mbajtur qëndrimin se, kur bëhet fjalë për kapacitetin e raketave balistike ndërkontinentale, Irani nuk duhet ta ketë këtë mundësi,” u shpreh shefi i NATO-s.
