Trajneri Conceição shkarkohet sërish pas dështimit te Milani

Dështimi te Milani nuk ishte rastësi: Ish-trajneri i kuqezinjve shkarkohet menjëherë edhe te klubi i ri

Eksperienca e Sérgio Conceiçãos te Al-Ittihad ka përfunduar shumë më shpejt nga sa pritej. Klubi saudit ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e menjëhershme të kontratës me trajnerin portugez, i cili mori drejtimin në tetor 2025 dhe fillimisht ishte lidhur me klubin me një marrëveshje deri në qershor 2028.

Kjo situatë erdhi si pasojë e një paraqitjeje shumë të dobët të skuadrës, e cila kishte pretendime për të luftuar për trofe, por nuk arriti të ngrihej në lartësinë e duhur.

Vendimi për shkarkimin e Conceiçãos u bë i ditur nga vetë klubi, pjesë e të cilit është edhe mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj.

“Klubi njofton ndërprerjen e menjëhershme të kontratës me trajnerin e ekipit të parë, z. Sérgio Conceição. Ky vendim vjen pas një analize të plotë të performancës së ekipit dhe objektivave të ardhshëm të klubit”, thuhej në deklaratën që vulosi fundin e etapës arabe të portugezit.

Scroll to Top