Pas një sezoni me Bërnlin ku pritshmëritë në Premier Ligë nuk u plotësuan, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, po përflitet sërish për një kalim te klubet italiane të Serisë A. Këtë sezon, Broja ka bërë 23 paraqitje në Premier Ligë, duke shënuar vetëm një gol. Ky gol u shënua më shumë se katër muaj më parë, në një barazim 1-1 kundër Bërnmuthit më 20 dhjetor.
Broja pritet të jetë një emër interesant në merkato në verë, sidomos pasi ka mundësinë të transferohet në huazim. Më herët, përpara se të bashkohej me Bërnlin, skuadra të tilla si Parma dhe Udineze kishin shprehur interes për të, dhe emri i tij vazhdon të jetë në diskutim edhe sot.
Ai mund të jetë një objektiv kryesor për këto klube, veçanërisht nëse lojtarët si Mateo Pelegrino dhe Keinan Davis do të largohen gjatë muajve të ardhshëm.
