Braçe sfidon Ramën për Tiranën: Do garoj pavarësisht zgjedhjeve

Braçe sfidon Ramën: Nuk tërhiqem nga gara për Bashkinë e Tiranës, do konkuroj me Ogertën, me Arbrin dhe këdo

Publikuar më 30.07.2026 nga shekulli_admin

TIRANË – Erion Braçe ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kandidatura e tij për Bashkinë e Tiranës. Kjo deklaratë vjen pavarësisht se kryeministri Edi Rama ka prezantuar deri tani Ogerta Manastirliun si pasardhësen e Erion Veliajt.

Në një intervistë për Euronews, Braçe theksoi se ai do të ndjekë të gjitha parashikimet e statutit të partisë. Sipas tij, kandidati për Tiranën duhet të dalë nga një garë e brendshme, të cilën ai pretendon se nuk e tremb.

Mëhilli: A i qëndroni sërish projektit për të kandiduar në Bashkinë e Tiranës?

Braçe: Është çështje algoritmi kjo, ndaj s’ju ka rënë në sy, sepse janë marrë me protestën. A keni dëgjuar të tërhiqem nga ky projekt? Jo. Nuk tërhiqem nga ajo gjë. Nuk kam kërkuar as nder, as favor, as çelës karriere, as nuk kam kërkuar shpërblim për çfarë kam bërë deri tani. Nuk dua të më emërojnë. Kam kërkuar një proces ku socialistët zgjedhin. Votën e atyre do të kërkoj unë. Edhe atyre që janë gri. Kam kërkuar një proces të hapur demokratik dhe kandidatin e tyre, për ta transformuar Tiranën në një hap të ri dhe në një standard të ri.

Mëhilli: Çfarë do të bëni nëse Rama nuk e merr parasysh?

Braçe: Do të vijoj betejën. E ka detyrim statutor. Gara në Tiranë i shërben një procesi demokratik brenda partisë. Të konkurroj me Ogertën, me Arbrin, me kë të doni ju. Nuk ka arsye që PS të bëjë hap prapa.

Braçe njoftoi se do të garojë për Bashkinë e Tiranës menjëherë pas anulimit të zgjedhjeve që parashikoheshin të mbaheshin nëntorin e kaluar. Asokohe, PS u prezantua me Ogerta Manastirliun, përballë Florjan Binajt si përfaqësues i pavarur, i mbështetur nga opozita.

Scroll to Top