Ndeshja miqësore kthehet në tragjedi: Ndërron jetë ish-sulmuesi i Nigerisë, protagonist në Botërorin 2010
Majkëll Eneramo, ish-sulmues i Kombëtares së Nigerisë, ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare pas një arresti kardiak gjatë një ndeshjeje miqësore të zhvilluar në Kadunë.
Sipas informacioneve, Eneramo u rrëzua në fushë pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë dhe iu dha menjëherë ndihma mjekësore. Lajmin e vdekjes së tij e konfirmoi Federata Nigeriane e Futbollit, ndërsa sekretari i përgjithshëm, Mohamed Sanusi, e përshkroi ngjarjen si shumë të rëndë.
Eneramo regjistroi 10 paraqitje me kombëtaren nigeriane dhe luajti një rol të rëndësishëm në kualifikimin e saj për Botërorin e vitit 2010, duke shënuar në ndeshjen vendimtare të barazuar 2-2 kundër Tunizisë.
Në nivel klubesh, ai fitoi popullaritet te tifozët gjatë periudhës së tij te Esperance Sportive de Tunis, ku mori nofkën “The Tank” për forcën, vendosmërinë dhe instinktin e tij si golashënues. Gjatë karrierës së tij, ai luajti gjithashtu në Algjeri, Arabinë Saudite dhe Turqi, me klube si Sivaspor, Beshiktash dhe Basaksehir.
